• Korça

“Tetori Rozë”, fushatë sensibilizuese nën moton “Duaje Veten! Kontrollohu në kohë!”

Nën moton “Duaje Veten! Kontrollohu në kohë!” Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë, së bashku me Urdhrin e Infermierit, qarku Korçë, kanë zhvilluar një aktivitet me qëllim sensibilizimin e grave dhe vajzave lidhur me faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit, si të bëjnë vetëkontrollin e gjirit dhe të mos hezitojnë të kryejnë ekzaminimet klinike në mënyrë që të zbulojnë këtë sëmundje në faza sa më të hershme.

Gratë dhe vajzat në Korçë kanë bërë apel për kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme.

Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë broshura informuese dhe janë dhuruar karafila në shenjë simbolike. Kësaj fushate i janë bashkuar edhe studentët të cilët janë duke kryer praktikat profesionale pranë spitalit të Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *