• Korça

Tetori, muaj i letërsisë/ Synohet afrimi i fëmijëve me librat

Afrimi i fëmijëve me librat dhe kultivimi i dashurisë për leximin ka qenë qëllimi i një aktiviteti të zhvilluar ditën e sotme në bibliotekën Thimi Mitko të qytetit të Korçës. Në kuadër të tetorit si muaj i letërsisë, nxënësit e klasës së dytë të shkollës Pandeli Cale kanë zhvilluar një bisedë me ish mësuesen e aktoren Desdemona Mehmeti. Nëpërmjet komunikimit, lojës por edhe përrallave të cilat kanë tërhequr vogëlushët, Desdemona është përpjekur të japë mesazhe të rëndësishme për fëmijët.

Biblioteka Thimi Mitko e Korçës ka qenë iniciatore e shumë aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të muajit të letërsisë, ndërsa deri në fund të tetorit priten edhe të tjera organizime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *