• Lajme nga bota

Terror në Serbi/ 21-vjeçari vret 8 persona dhe plagos 13 të tjerë

    Serbia nuk po arrin dot të gjejë qetësi. Pa u mbushur 48 orë nga masakra në shkollën fillore në Beograd një tjetër akt terrorist ka ndodhur mbrëmjen e djeshme

    8 të vrarë dhe 13 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga një 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe. 

    Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas medieve të vendit fqinj mësohet se vendasve, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij, ku, dyshohet një nga vëllezërit, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, që mendohet se është nipi i tij.

    Mediat raportojnë se i dyshuari për vrasjen kishte dy bashkëpunëtorë, njëri prej të cilëve u vra në shkëmbim zjarri me policinë.

      Mjete të shumta policie, duke përfshirë njësitë e ndërhyrjes dhe forca të tjera, u dërguan në Mlladenoc, pasi sulmuesi vrau tetë dhe plagosi 13 vetë nga një automjet në lëvizje.

      Menjëherë më pas policia ka nisur operacionin “WhillWind” dhe ka bërë të mundur kapjen e vrasësit në të cilin u angazhuan mbi 600 forca policie.

      Lini një Përgjigje

      Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *