2 pallate të tjerë në lagjen 17 të qytetit të Korçës janë kthyer në kantier ndërtimi, për tërmoizolimin e tyre. Bëhet fjalë për 2 objekte kolektive të ndërtuara para viteve ’90 të pasuvatuar ku nuk janë bërë më parë ndërhyrje të jashtme për mirëmbajtjen e tij. Bëhet fjalë për një degradim të fasadës së objektit, i cili vjen kryesisht nga kushtet atmosferike, prania e lagështirës, etj. Burime në Drejtorinë e Urbanistikës në bashkinë Korçë bëjnë me dije se rikualifikimi konsiston në rritjen e performancës së energjisë së pallateve duke ndërhyrë në elementët e jashtëm përmes veshjes së fasadës me sistem kapot dhe kullimin e ujrave të shiut. Sistemi i termoizolimit ka një përcjellshmëri shumë të ulët termike, qëndrueshmëri në formë, gjatëluhatjeve atmosferike dhe është një izolues akustik mjat i mirë. Banorët shprehen të kënaqur për punën që ka nisur.
Gjithashtu do të realizohet zëvendësimi i ullukëve të vjetër dhe do të vendosen ullukë shkarimi vertical si dhe do të bëhet veshja e kornizës së pallatit me llamarinë për të mos lejuar depërtimin e lagështisë në fasadën e objektit.