• Lajme kombëtare

Tensionet dhe përplasjet në protestën e PD/ Policia arreston 2 persona, shpall në kërkim një tjetër

Një ditë pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve, mësohet se Policia ka vënë në pranga 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës së efektivëve të policisë.

Protesta e mbajtur të hënën (13 shkurt) para Parlamentit nga PD e Rithemelimit, u shoqërua me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit kërkonin të çanin kordonin policor dhe të hynin në Kuvend, por u ndaluan nga efektivët të cilët hodhën kundrejt qytetarëve, gaz lotsjellës. Po ashtu, nga përplasjet me protstuesit, tre efektivë mbetën të plagosur lehtë.

Sakaq, kreu i PD-së së Rithemelimit paralajmëroi një tjetër protestë ditën e enjte (16 shkurt).

/rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *