Pavarësisht temperaturave të ulëta, që kanë shoqëruar ditët e fundit qarkun e Korçës, nuk ka patur probleme me ngrohjen në asnjë prej institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilat kanë të siguruar ngrohjen deri në përfundim të periudhës dimërore.
Vetë nxënësit shprehen se ngrohja nuk ka munguar ndërkohë që deri në këto momente nuk janë njoftuar për reduktim të orëve mësimore.
Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar Korçë bëjnë të ditur se procesi mësimor ka vijuar normalisht edhe në zonat e thella malore të qarkut. Ndërkohë që u është kërkuar drejtorive të shkollave të zonave malore që gjatë këtyre ditëve me temperatura të ulta të bëjnë kujdes me lëvizjen e nxënësve, pasi në këto zona nxënësit lëvizin nga njëri fshat në tjetrin për të shkuar në institucionet arsimore.