Në kuadër të vizionit për ta kthyer Korçën në një qendër të teknologjisë së informacionit, bashkia synon të pajisë disa shkolla me laboratorë kompiuterash, të ofrojë trajnim për mësuesit e informatikës, si dhe të krijohet mundësia e një pjesë ekstrakurrikulare gjatë orës së mësimit e cila do të lidhet me kodimin apo programimin. Për të mundësuar një gjë të tillë bashkia e Korçës është duke bashkëpunuar me donatorët, si dhe me Drejtorinë Arsimore:
Sipas kryebashkiakut të Korçës ndihma për shkollat dhe rritja e kapaciteteve të tyre, sëbashku me kurset që ofrohen për fëmijët dhe të rinjtë në këtë fushë, i shërben një lëvizje të madhe që do të afrojë më shumë fëmijët dhe të rinjtë me teknologjinë e informacionit dhe inovacionin:
Tashmë janë bërë më shumë se tre vite që bashkia e Korçës është duke nxitur fëmijët dhe të rinjtë drejt teknologjisë së informacionit me qëllim që ata të kenë mundësi të marrin këtë profesion i cili do tu ofrojë mundësi të gjejnë punë me të ardhura mjaft të mira pa pasur nevojë të largohen nga qyteti i Korçës.