• Korça

Teknologji e re për blegtorinë në QTTB. Projekti francez mbështetje me disa aparatura teknologjike

Falë bashkëpunimit me Qeverinë Franceze përmes projektit “Itinerare të gjelbra për blegtorinë”, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë janë siguruar një sërë aparaturash të teknologjisë së fundit për mbarështimin e bagëtive dhe prodhimin e energjisë. Lajmi bëhet i ditur nga Përgjegjësi i sektorit të punës racore pranë kësaj qendre Lazart Suraj i cili thotë se prej më shumë se 2 muajsh, këto aparatura janë në funksion.

Suraj shton se instalimi i paneleve fotovoltaike do të shërbejë edhe për ruajtjen e kullotës.

Falë këtij projekti, më herët është siguruar dhe një aparaturë për kryerjen e inseminimit artificial tek gjedhi. Në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë mbarështohen rreth 400 krerë bagëtish të imta si dhe rreth 20 krerë lopësh të racës taranteze që njihen për prodhim të lartë qumështi dhe mishi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *