me fëmijët e moshave 10-12 vjeç, Konkursin Kombëtar për Edukimin mbi Sigurinë Rrugore, me titull “Të Sigurt mbi dy Rrota”. Ky konkurs është pjesë e Konkursit Evropian që organizohet prej 37 vjetësh në kuadrin e programeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobilave për rritjen e sigurisë në rrugë. Ideja kryesore e konkursit është edukimi i fëmijëve mbi sigurinë rrugore. Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet që fëmijët tw mwsojnw rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.
Vetë fëmijët na tregonë mbi njohuritë e tyre mbi sigurinë rrugore dhe pjesmarrjen në këtë konkurs.
Në këtë edicion, konkursi do të zhvillohet në 10 qytete: Korçë, Pogradec, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat dhe Tiranë. Finalet e qyteteve kanë nisuar me Korçën. Shkolla fituese do të përfaqësojë qytetin në fazën finale të Konkursit Kombëtar që do të zhvillohet në Tiranë në datën 10 qershor.