• Korça

Të rinjtë të apasionuar pas sportit. Nga data 21-27 maj, zhvillohet “Rroke Sportin”

Në kuadër të aktiviteteve sportive që janë zhvilluar në Korçë, nuk do të mungojë edhe aktiviteti i radhës. Bëhet fjalë për veprimtarinë olimpike “Rroke Sportin”. Një veprimtari që organizohet me inisiativën e universitetit Fan Stiljan Noli Korçë. Disiplinat sportive që do të përfshihen janë atletika, shahu, tenisi, basketbolli, volejbolli dhe fubolli.

Në këtë aktivitet, do të marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme të qarkut të Korçës, duke treguar se rinia shkollore krahas aspektit mësimor, është e përkushtuar edhe ndaj veprimtarive sportive, ku do të jepet edhe një mesazh, që edukimi sportiv është pjesë përbërëse e jetës në komunitet duke prezantuar aftësite fizike, qytetare, të bashkëpunimit dhe ndërverprimit emocional dhe garues.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë në nivele të larta, atje ku edhe drejtoritë e shkollave kanë marrë masa që nxënësit të jenë prezentë dhe të inkurajojnë ekipet sportive. Ditën e dielë, pra në datën 21 maj, në stadiumin Sëkënderbeu do të zhvillohet ceremonia e hapjes, ku të gjitha ekipet do të bëjnë prezantimin e tyre. Sipas programit, ndeshjet dhe garat janë me sisteme eleminimi, ku ekipet fituese do të diskutojnë me takime finale fitimin e titullit “Ekipi më i mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *