Bujqësia është një ndër sektorët më potencialë në Qarkun e Korçës, por të rinjtë që i dedikohen asaj, po pakësohen. Nëse dikur, ata vijonin të merreshin me bujqësi, sikundër prindërit e tyre, sot i tremben punës në këtë sector. Kjo edhe për shkak se një pjesë e tyre janë larguar dhe në fshatra ka më pak të rinj. Në Kashticë të Devollit, dikur ka pasur rreth 300 familje ndërsa tashmë kanë ngelur rreth gjysma
Por, për të rinjtë e jo vetëm, për të gjithë ata që investojnë në sektorin e bujqësisë, ka programe të shumta mbështetëse. Të tilla janë skemat e ofruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Edhe për këtë vit, do të çelen aplikimet për fermerët të cilat do të nisin në datën 20 mars me qëllim dhënien e mbështetjes financiare për investime në sektorë të ndryshëm . Kjo bëhet me dije nga Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë Vullnet Gjolla
Aplikimet për të gjitha skemat mbështetëse në bujqësi do të kryhen online në portalin e-Albania, prej datës 20 mars deri në 11 prill