• Pogradec

Të jetosh pranë rrezikut/ Gështenjas, familja e varfër apelon për ndihmë

Kjo është përditshmëria e familjes Hykollari në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Familja prej 3 anëtarësh të larguar nga zona e Mokrës, jetojnë brenda kësaj banese të ndërtuar me tulla balte, siguria e të cilës nuk dihet. Ata flenë dhe zgjohen me frikën se muret do shemben e do i zenë poshtë, pasi amortizimi dhe lagështira e kanë bërë banesën të pabanueshme. Fetahu kryefamiljari tregon se nuk ka mundësi të rregullojë vetë banesën pasi është i papunë. Nuk mund të punojë për shkak se njërën dorë e ka jashtë funksioni si pasojë e një aksidenti që ka pësuar vite më parë.

Jetojnë vetëm me 115 mijë lekë të vjetra në muaj dhe llogaria nuk iu del për të ngrënë dhe paguar faturat, pasi për të investuar në banesë as nuk bëhet fjalë.

Edhe fqinjët apelojnë se ata duhen ndihmuar, situata e tyre është alarmante dhe i frikësohen shembjes së banesës e cila mund ti vrasë në të ardhmen.

Banesa ka çarje të forta si brenda dhe jashtë saj, lagështira ka përfshirë themelet, ndërsa varfëria e tejskajshme dallohet në cdo cep të ambjenteve. Kjo familje sot apelon për ndihmë nga kushdo që ka mundësi, të paktën për të shpëtuar nga rreziku i shembjes banesën e tyre, në mënyrë që jetesa në të të mos kthehet në një tragjedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *