• Korça

Taulant Balla në Korçë/ Protokoll i ri për rastet e krimit e dhunës në familje

Kushdo që do tentojë të ngrejë dorën kundër policisë së shtetit do të përballet me parashikimet që ka ligji. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Taulant Balla nga Korça, i pyetur lidhur me kallzimet nga ana e Rithemelimit për dhunuesit e protestuesve tre ditë më parë.

Viti 2023 ka qenë një vit kur janë regjistruar raste të rënda të krimit brenda familjes, si dhe të dhunës në familje, kjo pasi policia është munduar të identifikojë të gjitha rastet. Balla tha se tashmë ka një protokoll tërësisht tjetër nga policia e shtetit lidhur me konstatimin dhe ndjejkjen e këtyre rasteve.

Balla ka qenë në Korçë në një takim për sigurinë në shkolla si dhe në analizën e drejtorive vendore të policisë të qarqeve Korçë e Gjirokastër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *