• Korça

Taulant Balla në Kapshticë: “Shërbeni me shpejtësi e mirësjellje”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës duke u njohur me të gjitha proceset e punës, ndërsa ka vizituar të gjitha ambjentet e kësaj pike kufitare. Ai ka kërkuar nga punonjësit e kufirit shërbim të shpejtë dhe me mirësjellje ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj që kalojnë në këtë pikë kufitare. Gjithashtu duke parashikuar rritjen e fluksit në ditët në vijim, ministri Balla ka kërkuar vënien e më shumë sporteleve në dispozicion dhe punë më intensive, por pa prekur cilësinë e verifikimit të dokumentacionit, pasi ai theksoi se është shumë e rëndësishme që pikat e kontrollit kufitar të jenë pika të sigurta verifikimi të personave në kërkim apo edhe të personave me rrezikshmëri të lartë.

Ministri Balla sëbashku me autoritete të tjera të kufirit ka vizituar edhe palën greke, duke takuar punonjësit grekë të kufirit si dhe duke parë proceset e punës që kryhen aty. Ai gjithashtu është informuar nga autoritetet shqiptare të kufirit edhe lidhur me rezultatet e këtij viti kur janë kapur 7 raste të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa nuk janë regjistruar raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, të cilat më parë kanë qenë problematike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *