Ish-mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, do të vijojë karrierën në ligën e dytë greke, teksa ka firmosur me skuadren e Aiolikos Mitilinis.
Korçari ishte pa kontratë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Volosin dhe ka nisur një aventurë të re me ekipin modest të Aiolikos.
Karriera e Ergys Kaçes ka marrë jë tatëpjetë të theksuar vitet e fundit, pasi djaloshi korçar dikur cilësohej si një nga lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare, madje ka realizuar edhe një eurogol me goditje dënimi ndaj Francës.
Sot ai po mundohet të gjejë edhe njëherë formën e dikurshme, duke luajtur në futbollin grek.
Lini një Përgjigje