Kjo histori vjen e rrëfyer në një film dokumentar “Tashko & Koço, një “love story” shqiptar, me një këndvështrim original artistik të realizuar nga regjisori i mirënjohur Ylli Pepo .
Skenari i filmit është realizuar nga shkrimtarja e skenaristja e mirënjohur, me një eksperiencë mbi 50 vjeçare në fushën e kinematografisë, radios e televizionit Angjelina Xhara Papalilo .
Në këtë film dokumentar kanë dhënë dëshmitë e tyre personalitete të artit tonë muzikor e shoqëror si Pandi Bello, Mynever Shuteriqi, etj, ndërsa janë sjellë materiale arkivore nga kolegët e Teftës si Baki Kongoli, Marie Kraja, Jorgjie Truja, Boris Plumbi, etj. Korrespondencat e shumta e letërkëmbimet e ruajtura prej dekadash janë vënë në dispozicion nga dirigjenti e muzikologu i shquar shqiptar Eno Koço, biri i çiftit të njohur.
Filmi u realizua në një periudhë prej dy vitesh, në vendet ku ka jetuar dhe ka zhvilluar veprimtarinë e tij çifti i dy këngëtarëve të shquar Tefta Tashko dhe Kristaq Koço.