• Korça

Takim mbi gjendjen e digave/ Kushtet aktuale të tyre dhe kërkesat e reja për përcaktimin e prurjeve

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha është ndalur në Korçë për të zhvilluar një tryezë konsultimi me qëllim hartimin e një studimi që do të dalë me një rezultat për gjendjen e digave në vend sa i takon kushteve aktuale të tyre dhe kërkesave të reja për përcaktimin e prurjeve. Qëllimi i këtij takimi ka qënë identifikimi i aseteve të digave të cilat tashmë kanë humbur funksionin e tyre dhe kanë kosto për t’u mirëmbajtur.

Ky studim synon që t’u japë institucioneve një bazë të re për të hartuar normat e reja të projektimit dhe rehabilitimit ndërkohë që vë theksin tek llogaritja e riskut të ri që këto diga paraqesin për popullatën në bazë të zhvillimit urban poshtë tyre.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth problematikave që hasen gjatë projektimit të digave dhe rehabilitimit të tyre në lidhje me përcaktimin e kapaciteteve përcjellëse të sistemeve të shkarkimit në funksion të prurjeve të mëdha që mund të vijnë në pellgun ujësjellës të tyre dhe rrezikshmëria prej këtyre prurjeve të njerëzve që ndodhen në zonat urbane poshtë tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *