Pas 40 vitesh të mbarimit të maturës në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço”, ish nxënës e ish mësues bëhen sërisht së bashku në ambjentet e shkollës. Mes emocionesh ata na tregojnë se është kaq bukur qe brezat të takohen me njëri-tjetrin dhe të tregojnë se shoqëria e pastër është kaq e bukur dhe ruhet si në ditët kur ata mësonin pranë kësaj shkolle
Ish mësuesit të cilët për vite të tëra kanë dhënë mësim pranë kësaj shkolle, kujtojnë me nostalgji ato vite dhe ndihen të vlerësuar kur shohin se nxënësit e tyre, edhe pse sot një pjesë jetojnë në vende të huaja, kanë arritur të kapin edhe majat e suksesit në muzikë. Ata shprehen mirënjohës për këtë vlerësim që i bëhet për punë e palodhur ndër vite në arsim dhe në veçanti pranë kësaj shkolle, që ka nxjerrë shumë talente
Të gjithë së bashku, i janë drejtuar më pas klasës ku kanë mësuar përgjatë viteve të shkollës ndërsa kanë interpretuar dhe këngën të ndryshme si serenatat korçare