• Korça

Takim kundër mbjelljes së narkotikëve, synohet largimi i Korçës nga harta e kultivuesve

Forcimi i bashkëpunimit dhe rritja e reagimit kundër fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike ka qenë në qendër të takimit të zhvilluar nga prefekti i qarkut Korçë me aktorë të tjerë të cilët kanë rol kryesor për parandalimin dhe ndëshkimin e kësaj vepre kriminale.

Gjatë vitit që lamë pas janë sekuestruar vetëm 43 bimë dhe fidanë kanabis, ndërsa janë arrestuar 5 persona. Rezultatet e mira vijnë për shkak të punës së vazhdueshme të policisë së shtetit por edhe aktorëve të tjerë në bashki apo drejtori të ndryshme të cilët janë pjesë e task forcës kundër drogës, një punë e cila për drejtorin e policisë duhet të vijojë.

Edhe nga bashkitë e qarkut të Korçës si dhe institucione të tjera vendore është ofruar bashkëpunim dhe vigjilencë për çdo rast të mundshëm të dyshuar, ndërsa mendohet që falë kësaj pune Korça të largohet nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *