Nxënësit e klasës së parë të shkollës së muzikës në Korçë të vitit 1961 janë takuar në 63 vjetor, sot kur ata të gjithë kanë mbushur 70 vjeç. Shkolla e muzikës Tefta Tashko Koço është çelur për herë të parë në vitin 1957 në godinën që sot ndodhet Muzeu i Arsimit. Pikëisht në këtë vend ish nxënësit e kësaj shkolle sot të thinjur u takuan e u çmallën me njëri tjetrin, por duke shprehur të njëjtin gëzim që dikur kanë pasur në bankat e kësaj shkolle.
Bashkë me ta ka qenë edhe profesori i tyre, njëheresh një nga themeluesit e shkollës së muzikës, Vaskë Kolaci.
Ish nxënësit vizituan edhe ambjentin ku dikur ka qenë klasa e tyre që sot është një prej dhomave ku ekspozohen objekte të Muzeut të Arsimit.