• Sport

Takaj: Skënderbeu do jetë gati për Superioren!

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj është mësuar prej shumë vitesh të ngrejë lart trofeun e titullit kampion në Kategorinë Superiore, për ky i fundit ka qenë një titull“ndryshe”, pasi këtë herë kishte në duar trofeun e Kategorisë së Parë. Megjithatë, presidenti i Skënderbeut i është gëzuar njëlloj këtij suksesi të skuadrës së tij, e cila kthehet kështu në Kategorinë Superiore. Në prononcimin e tij, Takaj ka treguar se puna ka nisur prej kohësh për paraqitjen sa më dinjitoze në elitë.

“Kemi filluar me kohë të përgatitemi për Superioren. Është tjetër garë atje dhe do të bëhemi gati për Superioren. Ishim të bindur se do të dilnim në Superiore, nuk diskutohet se objektivi dhe investimi ishte për të dalë në Superiore. E nisëm keq, por ishim të bindur se do ia dilnim. Rrugën për kampion e dimë mirë se si dilet, me qetësi dhe profesionalizëm. Merkato? Po punojmë se Superiorja do një nivel tjetër dhe ne do të jemi gati.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *