Festa e Fitër Bajramit. Myftiu i Korçës përcjell urimin e rastit
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, një ndër më të rëndësishmeve të besimit mysliman, Myftiu i Korçës Ledjan Cikalleshi ka përcjellë urimin e rastit. Pas 30 ditëve agjërim, përkushtim dhe lutje ndaj allahut besimtarët do të mblidhen nesër në orët e para të mëngjesit, për të falur namazin e kësaj dite të shënuar.