• Korça

Sulmuesi kryesor i Skënderbeut jep sinjale largimi: Dua sfida të forta

Sulmuesi kryesor i Skënderbeut këtë edicion futbollistik është padyshim Abdul Temitope, i cili kryeson listën e golashënuesve me 12 gola. Gjithsesi, sezonin e ardhshëm ai mund të largohet. Në një prononcim të fundit, 28-vjeçari nigerian planet që ka për të ardhmen dhe nuk e përjashton mundësinë e largimit.

Abdul u shpreh:

“Në Korçë kam gjetur një ambient fantastik dhe këto plotësojnë njëri-tjetrin. Tifozët na kanë mbështetur në çdo moment, qoftë në të mirë apo të keq. Falë këtyre komponentëve, kemi arritur të ngjitemi në elitë. E ardhmja? Sa i përket së ardhmes ia kam lënë në dorë menaxherëve, prandaj nuk dua të shpërqendrohem. Jam i bindur se do të bëjnë më të mirën për mua. Dua vetëm të shijoj momentinm por nuk e mohoj që më pëlqejnë edhe sfidat e forta.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *