• Sport

Suksesi madhështor/ Ballkani i Ilir Dajës shpallet kampion për të dytin vit rradhazi në Kosovë

Ballkani është zyrtarisht kampion në Superligën e Kosovës për sezonin 2022-2023. Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja arriti të të triumfonte 2-0 ndaj Ferizaj në javën e 35-të. Humbja e Dritës ndaj Malishevës i shpall zyrtarisht kampion një javë para fundit të kampionatit, teksa ky është edhe titulli i dytë rresht i Ilir Dajës me skuadrën suharekase.

Ballkani renditet në vendin e parë me 72 pikë, ndërsa Drita përfundon e dyta me 5 më pak. Sa i takon ndeshjes, golat u shënuan nga Kuc në minutën e 65-të dhe nga Korenica në të 77’-tën. Kjo bëri që të gjithë të pranishëmit në stadium të shpërthenin në festë për fitoren e ndeshjes por edhe të titullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *