• Korça

Subvencionimi për panele diellore, së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve

Së shpejti Qeveria Shqiptare pritet të hapë fazën e dytë të aplikimeve për subvencionimin e qytetarëve për vendosjen e tyre ku pritet të përfitojnë 2 mijë familje. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e cila bëri me dije se nga nëntori 2022 deri në korrik 2023 numërohen 1987 njësi të montuara. Sipas qytetarëve korçarë që e përfituan këtë subvencionim në masën 70% është një lehtësi e madhe, pasi kursejnë gati gjysmën e energjisë së harxhuar më parë për ngrohjen e ujit.

Kjo nismë e qeverisë e ndërmarrë një vit më parë ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike si dhe diversifikimin e burimeve përmes përdorimit të energjisë diellore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *