• Korça

Subvencionimi i kostos shtesë të sigurimeve. Mbështetje për biznese të sektorit të bujqësisë, peshkimit, pyjeve dhe industrisë përpunuese

Me rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë duke filluar nga data 1 prill, qeveria ka vendosur të mbështesë disa biznese në sektorin privat. Bëhet fjalë për biznese të sektorit të bujqësisë, peshkimit, pyjeve dhe industrisë përpunuese, të cilat do të kenë lehtësi, pasi qeveria do tu subvencionojë koston shtesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Kjo nismë e qeverisë për kryetarin e Institutit të Kontabilistëve të Miratuar Korçë, Fatmir Ceci, është e domosdoshme, pasi pjesa më e madhe e bizneseve duke qënë me të ardhura të kufizuara nuk janë në gjendje të përballojnë shpenzimet gjithnjë në rritje, qoftë edhe për shkak të rritjes së nivelit të pagës minimale.

Sipas vendimit të qeverisë kjo ndihmë vjen për bizneset që kanë një numër të lartë të punësuarish. Kjo do të jetë një mbështetje për të gjitha subjektet në këta sektorë, duke subvencionuar koston shtesë gjatë gjithë vitit 2023 dhe është një politikë që do të ndiqet nga qeveria shqiptare për të gjitha vitet në vijim për të gjitha rritjet e pagës minimale, të cilat do të jenë më të larta sesa rritjet normale që kanë qenë të zbatuara gjatë viteve të kaluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *