• Korça

Stuhia dëmton grurin, fermerët humbasin prodhimin për këtë vit

Stuhia e një dite më parë ka sjellë dëme të konsiderueshme në kulturën e grurit dhe të elbit në disa zona të Korçës. Bëhet fjalë për tokat bujqësore në njësinë administrative Drenove dhe Voskop ku për shkak të shiut të rrëmbyer dhe erës së fortë, fermerët kanë pësuar dëme të pakthyeshme në sipërfaqet e mbjella me grurë e misër. Bledar Bebri fermer nga fshati Turan tregon se e gjithë sipërfaqja prej 7 Ha e mbjellë me grurë është shkatërruar dhe është e pamundur të rikuperohet. Sipas tij e gjithë kjo sipërfaqe me grurë deri më tani ka pasur një kosto rreth 900 mijë lekë, ndërsa për fitime këtë vit nuk bëhet fjalë. E njëjta situatë është edhe për fermerin tjetër nga Turani, Artan Skënderasi, sipas të cilit shteti duhet ta kthejë vëmendjen më shumë nga bujqësia, pasi herë pas here ata përballen me situata të vështira, ndërsa nuk kanë pasur asnjë ndihmë.

Të interesuar pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë mësojmë se sipas informacioneve që ata kanë marrë nga fermerët bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 20 Ha të dëmtuar dhe rreth 30 fermerë të prekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *