Struga Trim Lum vazhdon me sukseset e jashtëzakonshme në Kupat e Europës. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka arritur të fitojë në Podgoricë me rezultatin 3-4. Ekipi liqenor ka shkruar historinë duke u kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
Megjithëse e gjeti veten në avantazh pas 7 minutave lojë, Struga ka reaguar mirë duke barazuar rezultatin pas 4 minutave. Në fundin e pjesës së parë, të dyja skuadrat kanë shënuar edhe nga një gol, për ta mbyllur në 2-2.
Në të dytën, Struga është treguar më cinike, duke kaluar në avantazhin e dyfishtë me anë të Ibraimit e Radeskit që realizoi 3 golësh personal. Diferencën e ngushtoi në 3-4 Sekuloviç. Në ndeshjen e radhës në Europë, Struga luan me skuadrën e Hesperange nga Luksemburgu.
Lini një Përgjigje