• Sport

Struga sfidon ekipin nga Luksemburgu, Shpëtim Duro del në konferencën zyrtare para ndeshjes

Të enjten e 10 gushtit, Struga Trim Lum do zhvillojë ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër skuadrës së Swift Hesperange nga Luksemburgu. Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme për skuadrën liqenore sot para gazetarëve folën trajneri Shpëtim Duro dhe sulmuesi, Marjan Radeski.

“Vazhdojmë ndeshjet e Europës, është ndeshja e 5-të që do ta zhvillojmë, pas dy ndeshjeve me Zhalgiris dhe Buduçnost. Patjetër që këtë takim skuadra jonë e pret me mjaft interes, sepse është moment historik i skuadrës tonë, dhe do të tentojmë për të kaluar në turin e katërt” – u shpreh fillimisht trajneri Shpëtim Duro.

“Motivimi nuk diskutohet, për një skuadër si ne, skuadër e re, patjetër se e presim me jashtëzakonisht motivim këtë takim, sepse pretendojmë siç thashë dhe jemi pranë ‘play-off’. Frika më e madhe e motivimit për mua ishte ndeshja e kampionatit e ditës së dielë, duke pasur parasysh se kishim harruar për një çast kampionatin, duke u future te ajo atmosfera e Kupave të Europës, por unë falënderojë edhe skuadrën, që u përqëndrua dhe e zgjodhi me jashtëzakonisht mençuri takimin e parë të kampionatit, për të menduar për këto dy takime shumë të rëndësishme për ne, kështu që motivimi është pa diskutim i madh, jo vetëm i skuadrës, por gjithë ambientit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *