Struga Trim Lum vazhdon të shkëlqejë në Kupat e Europës. Ekipi liqenor ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndeshjen e parë kundër Hesperanzh në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Protagonist absolut i këtij takimi ishte sulmuesi Ibraimi, i cili shkëlqeu me një tre-golësh duke i dhënë fitoren e rëndësishme ekipit të tij.
Kështu Struga ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, teksa ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme. Kronikën e plotë të ndeshjes do keni mundësinë ta ndiqni në edicionin e nesërm të lajmeve në RTSH Korça.
Lini një Përgjigje