Struga Trim Lum ka debutuar sot në Champions League si kampione e Maqedonisë së Veriut. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro, ka arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e saj të parë në këtë turne prestigjioz, pasi ia ka dalë që të sigurojë një barazim pa gola 0-0 përballë ekipit lituanez Zalgiris në transfertë.
Në një sfidë shumë të luftuar, ekipi i Strugës administroi mirë lojën dhe arrti t’u rezistojë sulmeve të vendasve, për ta mbyllur pa humbje ndeshjen e parë.
Kështu, Struga ajo do të tentojë që të kthejë gjithçka në favorin e saj në ndeshjen e kthimit në javën e ardhshme, duke synuar një kalim turi që do të ishte historik për struganët.
Lini një Përgjigje