• Korça

Statusi i pronarit social, ligji i ri ofron lehtësi fiskale për përfituesit e këtij statusi

Ligji i ri për strehimin social parashikon një sërë lehtësish për përfituesit e statusit të pronarit social. Këtë status, mund ta përfitojë çdo person që disponon një banesë të cilën dëshiron ta japë me qera të sigurt për të paktën 3 vite përveç mundësive të tregut, duke plotësuar një sërë kushtesh dhe kriteresh të përcaktuara e sipas ligjit të ri, përfiton lehtësi fiskale. Drejtorja e strehimit social dhe menaxhimit të banesave në bashkinë Korçë Mirela Balli thotë se tashmë ky ligj ka hyrë në fuqi që prej 25 korrikut dhe të gjithë personat që kanë interes për të përfituar këto lehtësi, mund të paraqiten në bashki për të lidhur kontratën.

Statusin e pronarit social mund ta përfitojë çdo subjekt publik apo privat që vë në dispozicion banesa për t’i dhënë me qera tek familjet në nevojë. Drejtoria e strehimit social dhe menaxhimit të banesave në Korçë ndërkohë ka një strukturë të veçantë e cila do të bëjë verifikimin e kushteve që kanë banesat për të cilat do të kryhet aplikimi dhe nëse janë të përshtatshme për jetesë, nxirret më pas një raport duke i kthyer përgjigje aplikantit për miratim ose refuzim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *