Korça është një qytet me tradita në sport, ku në 1909 në këtë qytet u krijua Shoqata e parë Sportive në Shqipëri. Një sport i preferuar dhe ushtruar thuajse në çdo rrugicë të tij, që mbulohej nga bora për muaj me rradhë ishte ai i skive. Në kujtim të kohëve të dikurshme, sot Mishel Pili, sekretar i Federatës Shqiptare të Badmintonit, ruan si një vlerë dhe kujtim të bukur, stekat e skive që ka përdorur në moshën 20 vjeçare, ish portieri i ekipit të futbollit Skënderbeu, Klani Marjani.
Pili thotë se dhe ai vetë ka nostalgji për kohën e fëmijërisë, kurr rrugicat gumëzhini nga zërat e fëmijëve që argëtoheshin në borë.
Ky sport vijon të ushtrohet edhe sot tek pista e skive në fshatin Dardhë, pistë kjo e vetmja e këtyre përmasave në Shqipëri, që ndër të tjera, është kthyer dhe në një prej destinacioneve kryesore turistike në dimër edhe për turistë vendas e të huaj.