Qyteti i Korçës njihet si një qytet sportdashës dhe kjo traditë vijon edhe sot të ndiqet. Dhjetra qytetarë ngjiten që herët në mëngjes në malin e Moravës për ecje ose vrap ndërsa ushtrohen edhe tek këndi gjimnastikor rrëze malit. Kjo është një mundësi e mirë shprehen qytetarë të çdo grumoshe, për të pasur një jetë të shëndetshme.
Moshat e thyera thonë se të rinjtë duhet të merren më tepër me sport pasi është diçka pozitive që i bën mirë trupit e mëndjes si dhe i largon nga veset e këqija.
Në këtë kënd janë vendosur disa module force duke përfshirë paralelet dhe mjete të tjera për stërvitje. Në qytetin e Korçës një kënd tjetër ndodhet tek Parku Rinia, i cili gjithashtu frekuentohet edhe për vrap duke qenë se ka dhe një pistë të posaçme për të ushtruar këtë sport.