Skënderbeu luan sonte në orën 18:30 finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Partizanit në kryeqytet në volejboll për femrave. Dy ndeshjet e para kanë dalë në barazim 2-2 dhe sfida e sotme do përcaktojë përfundimisht fituesin e titullit kampion të këtij edicioni.
Si zakonisht, RTSH Korça do të jetë pranë shikuesve me transmetimin drejpërdrejt të kësaj ndeshje në televizion, por edhe në valët e radio Korçës në frekuencën 89.5 Mhz. Gjithashtu, do informohen ndjekësit e faqes online, korça.rtsh.al në kohë reale me foto dhe video direkt nga ndeshja.