Pedagogia e Departamentit të Edukimit, Prof. Dr. Irena Nikaj, doktor i shkencave në fushën e mendimit filozofik dhe shoqëror prej vitit 1997, ka sjellë ribotimin e dy prej librave të saj “Sociologji” dhe “Sociologji e Edukimit” të cilat janë lëndë universitare në nivelin bachelor, duke iu ardhur në ndihmë sudentëve në procesin e tyre të studimit të këtyre fushave. Për Nikajn këto botime janë shumë të rëndësishme pasi diskutimi i modeleve më të përparuara të organizimit të shoqërisë dhe të institucioneve të saj, është dhe duhet të jetë në fokus jo vetëm të debateve akademike por edhe të shoqërisë shqiptare.
Nikaj shton më tej se libri i parë “Sociologji” është në proces ripërpunimi, teksa “Sociologji e Edukimit” ka ardhur i ripërpunuar tërësisht dhe i pajisur me artikuj shkencorë përgatitur nga vetë ajo dhe kolegë të tjerë, enkas për këtë botim.
Veprimtaria promovuese e këtyre dy botimeve është mbajtur në ambjentet e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, ku të pranishëm kanë qënë pedagogë e studentë. Irena Nikaj është autore e disa dhjetra artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Ka paraqitur punimet e saj shkencore në disa dhjetra konferenca dhe kongrese shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
suksese profesore IRENA