• Sport

Skënderbeu vazhdon merkaton, synon talentin kosovar

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj vijon punën për përforcimin e ekipit dhe vijon të gjurmojë talente. Këtë herë lupa e presidentit dhe grupit të tij të merkatos janë ndalur te Trepça në Kosovë, atje ku kanë evidentuar një 19-vjeçar, që mund të bëhet i rëndësishëm për klubin bardhekuq në të ardhmen.

Bëhet fjalë për Ermir Rashicën, një lojtar krahu, i cili ka debutuar në sezonin e shkuar në Superligën e Kosovës duke marrë hapësirë në vetëm gjashtë takime me ekipin e Trepçës.

Skënderbeu është në bisedime me palët dhe ka marrë dakordësinë e klubit për të vijuar bisedimet, kjo duke parë edhe marrëdhëniet e mira që janë mes dy klubeve në fjalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *