Ndeshja e kësaj jave me Teutën është e vështirë por na duhet e fituar – kështu është shprehur trajneri i skuadrës korçare Ivan Gvozdenoviç, duke kërkuar se pas barazimit me Tiranën dhe diferencës së pakët në renditje që kanë këto dy skuadra, nuk sheh rezultat tjetër përveç fitores. Ndeshja me Tiranën ka qënë nga takimet më të mira të Skënderbeut ndaj për të shkuar tek fitorja duhet të bëjmë të njëjtën gjë – ka shkuar më tej kryepankina korçare.
Për ndeshjen me Teutën nuk luajnë Uçe dhe Shaqe ndërkohë që në pikëpyetje është dhe Lico për shkak të gjendjes së tij gripale Për mesfushorin, Gvozdenoviç thotë se duhet të presë, pasi ka shpresë për të nisur nga minuta e parë.
Në 12 javët e luajtura Skënderbeu ka po kaq pikë, aq sa kanë edhe tre skuadra të tjera. Ndeshja e kësaj jave me Teutën luhet ne orën 17:00.