Skëndërbeu duhet të lerë pas dy humbjet ndaj Laçit dhe Vllaznisë pasi të shtunën luhet ndeshja me Egnatian. Korçarët luajnë përsëri në shpi në këtë fillim faze të dytë dhe përballë do të kenë një nga skuadrat më të forta të kampionatit. Rogozhinasit gëzojnë një formë të mirë dhe sigurisht që për Skënderbeun nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Bardhekuqtë kanë nisur prej ditës së hënë përgatitjet intensive dhe mësohet se trajneri Ivan Gvozdenovic ka kërkuar nga të tijët përqëndrim maksimal. Ai ka bërë gjithashtu thirrje që të ruhet qetësia dhe të shmangen kartonët pasi në disa ndeshje korçarët janë penalizuar pikërisht nga ndëshkimi i lojtarëve me kartona.
Në këtë ndeshje Skënderbeu nuk do të ketë të gatshëm 3 futbollistë titullarë si Dean Liço, Rei Pecani dhe Elvis Premci. Klubi gjithashtu i ka bërë thirrje tifozerisë për mbështetje masive në ndeshjen e fundjavës më Egnatian pasi kërkon reagimin dhe të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive.