• Sport

Skënderbeu “shfryn” ndaj Lushnjës në miqësore, e mund me goleadë

Skënderbeu ka nxjerrë “dufin” ndaj Lushnjës, duke e mposhtur me rezultatin 5-1 në miqësoren e luajtur sot në Korçë. Nikaj dhe Merlim ishin autorët e golave në pjesën e parë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, të dy ekipet kryen shumë zëvendësime. Në këtë fraksion, miqtë e Lushnjës vetëm sa ngushtuan diferencën e golave me anë të Zisit, ndërkohë që Lika me 11-metërsh, Ajinë e Muharem për Skenderbeun mbyllën serinë e golave, duke mbyllur krejt takimin 5-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *