Pas barazimit 2-2 me Elbasanin ditën e djeshme, Skënderbeu ka zbritur sot sërish në fushë teksa ka luajtur një tjetër miqësore, këtë herë ndaj Pogradecit fqinj.
Korçarët e kanë fituar ndeshjen e sotme të luajtur në aneksin e stadiumit me rezultatin 2-0. Kosta Vangjeli dhe Rei Pecani ishin autorët e golave në këtë fitore.
Vlen të përmendet fakti se për Skënderbeun u aktivizuan futbollistët që dje nuk ishin në testin që skuadra zhvilloi ndaj Elbasanit. Gjithsesi paraqitja e ekipit ishte e mirë dhe trajneri Gvozdenovic mori sinjale të mira edhe nga lojtarët e stolit.
Lini një Përgjigje