• Sport

Skënderbeu nuk humbet kohë, arrin akordin me portierin e ri

Pasi ndanë rrugët me Shkëlzen Ruçin, bardhekuqtë e Skënderbeut nuk humbasin kohë dhe kanë piketuar menjëherë zëvëndësuesin e tij. Edmir Sali është zgjedhja e duhur sipas drejtuesve korçarë. Portieri i Kastriotit del si lojtar i lirë në treg dhe këtë sezon ka treguar performanca fantastike.

Pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi teksa negociatat kanë përfunduar madje ka një akord paraprak mes dy ekipeve. Për Salin interes të madh kishte edhe nga Tirana që dëshiron një pasardhës për Visar Bekajn, por korçarët janë treguar më të shpejtë dhe kanë mbyllur menjëherë marrëveshjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *