• Sport

Skënderbeu mbetet pa portier, Shkëlzen Ruçi largohet nga ekipi

Shkëlzen Ruçi është larguar nga skuadra e Skënderbeut. Është vetë portieri, që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar”, bën me dije se i ka dhënë fund bashkëpunimit me korçarët. Në rrjetin social “Facebook”, Ruçi tregon se ka pasur një takim me presidentin Ardian Takaj dhe për arsye të ndryshme kanë zgjedhur t’i japin fund bashkëpunimit.

POSTIMI:

“Dua t’iu bëj me dije që nga sot nuk jam më pjesë e “FK Skënderbeu”. Pas një bisede të bërë me presidentin dhe për arsye të mia familjare, kam vendosur të mbyll këtu këtë aventurë. Falënderoj presidentin Ardian Takaj, trajnerin dhe stafin drejtues. Gjithë shokët e ekipit në këto 2 vite të paharrueshme dhe tifozët e mrekullueshëm, ujqërit që më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time. Faleminderit nga zemra!”

Pritet me interes të shihet se kush do të jetë ai që do të zëvendësojë Ruçin te skuadra e Skënderbeut, pasi momentalisht skuadra bardhekuqe ka vetem njw portier nw dispozicion si Herdis Alliu, i cili luajti shumw pak kwtw sezon qw sapo u mbyll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *