Skënderbeu do të luajë testin e radhës në Korçë të hënën në orën 19:00 kundër FK Voska Sport. Skuadra nga Ohri ka rënë dakord që të udhëtojë më 17 korrik drejt Korçës, për të luajtur kundër bardhekuqve në stadiumin “Skënderbeu”.
Bëhet fjalë për një skuadër që në përbërje ka shumë lojtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu kjo skuadër sponsorizohet edhe nga një shqiptar, Nefi Useini. Vetëm dy ditë më parë, Voska Sport luajti kundër Laçit në Ohër një ndeshje miqësore, duke fituar miqësoren me shifrat 1-0.
Lini një Përgjigje