Skënderbeu është në kulmin e merkatos së verës për ti dhënë trajnerit Ivan Gvozdenovicc një ekip kompetitiv dhe të denjë për sezonin e ardhshëm në Superiore. Nisur nga afrimet e fundit dhe dëshirat e Skënderbeut duket se fillimi i fazës përgatitore do të jetë një kantier i hapur ndërtimi, atje ku Gvozdenovicc do të përgjedhë 25 lojtarët që do të mbeten zyrtarisht pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri.
Në kushtet kur janë zyrtarizuar katër afrimet e para dhe ekipi është plotësuar me Alian në portë, Shaqen dhe Ramos në mbrojtje dhe Muharem në sulm, bardhekuqtë janë ende në merkato për të pikasur të tjerë elementë për ekipin.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se do të jenë edhe pesë afrime të tjera në këto ditë të fundit të qershorit që do të plotësojnë grupin e kërkuar nga vetë trajneri serb i bardhekuqve. Vec Rashicës që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si një afrim nga Trepca në Kosovë, korcarët kanë piketuar edhe katër lojtarë të tjerë.
Një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues që do të kompletonin kështu ekipin e rikthyer pas një viti në Elitë. Pra bëhet fjalë për 5 afrime të tjera që pritet të zyrtarizohen së shpejti dhe të vihen në urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenovicc me fillimin e fazës përgatitore që do të zhvillohet në Korccë.
Cc e fortë apo e butë i thonë kësaj