Skënderbeu ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti minimalisht në Korçë Dinamo City. Ndeshja nisi me kryeqytetasit më kërkues, teksa iu afruan golit në disa raste. Fillimisht, ishte Denisson, i cili gjuan bukur në zonë në minutën e 5-të, por Alia reagon bukur dhe mohon golin. 6 minuta më vonë, ishte sërish braziliani, i cili gjuan bukur nga goditja e dënimit, por topi përplaset në tranversë.
Skënderbeu provon të rrezikojë me kundërsulme dhe në minutën e 32-të, Nikaj kishte mundësinë më të mirë për shënim, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa ishte Rashica, i cili pas një shpërthimi nga e djathta, hedh një top në zonë, aty ku një devijim i Behiratche e dërgon në rrjetë dhe i jep avantazhin korçarëve.
Dinamo tentoi të reagonte dhe rastet i kishte me Zabërgja, por pa sukses, pasi nuk ia dolën të shënojnë dot të paktën një gol. Skënderbeu feston kështu fitoren e dytë radhazi, ndërsa për Dinamo City kjo është humbja e dytë radhazi pas asaj me Tiranës në start.
Lini një Përgjigje