• Sport

Skënderbeu gati për Erzenin/ Trajneri Ivan Gvozdenoviç thotë se skuadra do dijë të reagojë

Skënderbeu ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes së javës së gjashtë të kampionatit. Korçarët do të udhëtojnë në transfertë, ku do të përballen nesër në orën 15:00 me Erzenin e Shijakut. Sfida do të zhvillohet në stadiumin e Rogozhinës dhe bardhekuqtë do të synojnë t’i japin fund serisë së rezultateve negative, ku kanë humbur 3 ndeshje radhazi. Trajneri Ivan Gvozdenovic ka folur përpara kësaj ndeshje duke pranuar momentin e vështirë që po kalon skuadra.

Tekniku serb gjithashtu u shpreh se është i bindur se kjo situatë do të kalojë dhe ekipi do dijë të reagojë shumë mirë në ndeshjen e radhës.

Skënderbeu ndodhet në kuotën e 6 pikëve në kampionat, pasi bëri një nisje perfekte duke fituar dy ndeshjet e para, por më pas loja e korçarëve pati një rënie të mënjëhershme dhe në 3 sfidat e fundit janë rregjistruar 3 humbje për ekipin bardhekuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *