Skënderbeu fillon fazën përgatitore në Korçë. Në ditën e parë të stërvitjes trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur mjaft optimist dhe i kënaqur me grupin e lojtarëve ndërsa bën me dije se është në pritje edhe të katër lojtarëve të tjerë që do i bashkohen ekipit gjatë muajit korrik. Kryepankina korçare ka treguar se është shumë i kënaqur me presidentin Takaj pasi janë plotesuar kërkesat e paraqitura prej tij dhe me këtë ekip premton mjaft surpriza. Nga ana tjetër Gvozdenoviç nuk ka dashur të bëjë komente kur është pyetur për qëndrimin në Superiore ndërsa është shprehur që do luftojnë në çdo ndeshje për të qëndruar në kategorinë elitare.
Nga afrimet e deritanishme kanë qënë prezent në seancën e parë stërvitore vetëm 6 futbollistë. Pjesa tjetër e afrimeve por edhe lojtarët që janë në kontratë pritet të bashkohen me ekipin në fillim të korrikut.