Skënderbeu ka fituar ndeshjen hapëse në Superiore, teksa mposhti minimalisht Egnatian në Rrogozhinë. Një gol i shënuar nga braziliani Yuri Merlim, i dha fitoren korçarëve në rikthimin e tyre në Superiore.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën Egnatia u shfaq më kërkuese, ndërsa që në start, Fernando u ndal nga shtylla.
Rrogozhinasit ishin të pafat edhe në fund të ndeshjes, teksa përsëri panë që shtylla tu mohonte golin e barazimit.
Skënderbeu merr kështu 3 pikët e para në kampionat, ndërsa Egnatia tregon se e pret një kampionat i vështirë përpara.
Lini një Përgjigje