Skënderbeu është shpallur zyrtarisht kampion i sezonit 2022-2023, në Kategorinë e Parë. Pas një sezoni të vështirë dhe të luftuar, në fund skuadra korçare ia doli ta mbyllë në vendin e parë, duke lënë pas Dinamon.
Në fund të ndeshjes me Lushnjën, skuadra ka shpërthyer në festë, me lojtarët që ngritën edhe trofeun e titullit kampion. Nisi gjithashtu edhe ceremonia teksa futbollistët, trajneri dhe stafi teknik u vlerësuan me medalje.
Ato i’u dorëzuan nga zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu. Kjo është kupa e katërt e Kategorisë së Parë për ekipin korçar. Ata rikthehen në Superiore, pas një viti ne te Paren.
Lini një Përgjigje